Regjisori shqiptar Shyqyri Caushaj merr çmimin e parë me teatrin e tij privat në Stamboll
Ka hapur teatër në Stamboll të cilin e ka quajtur ‘Tiyatro Tears’.
ShowBiz
Regjisori dhe aktori shqiptar Shyqyri Caushaj ka marrë çmimin e parë në këtë teatër me shfaqjen ‘Esnaflar’ me regji të tij, shkruan lajmi.net
Ai për lajmin ka thënë se vizioni i tij është që të ndërtojë një gjeneratë të re me studentët për të bërë punë të pavarura dhe unikale me artistë të pandotur nga kultura ‘kich populiste’.
Po ashtu, në sezonin që po vjen Caushaj është në përgatitjen e tri premierave të reja me studentët/aktorë të teatrit të tij.
Padyshim që çmimi që fitoi me këtë shfaqe i jep atij përgjegjësi më të mëdha në teatrin e tij./Lajmi.net/



