Tosti i pranverës me djathë dhe fëstëk

Më shumë se sa një antipastë, kjo pjatë e bukur, mund të jetë edhe një ide për t’u prishur mendjen fëmijëve që bëjnë naze me ushqimet.

Lifestyle

13/04/2018 12:14

Sidoqoftë, përgatiteni dhe përdoreni për të dyja rastet. Mund te jete nje darke e lehte ose mengjes energjik

Përbërësit:
● 20 feta buke për tost
● 4 feta mortadelë të holla
● pak fëstëkë të qëruar ose arra
● 1 lugë djathë Philadelphia
● 1 lugë djathë Grana Padano i grirë
● pak kripë e piper

Përgatitja:
Grijmë në mikser ose me grirësin e frutave mortadelën, Philadelphia-n, kripë e piper derisa të bëhen si krem. Me fetat e bukës krijojmë forma lulesh duke përdorur forma për biskota. Te 10 prej tyre krijojmë një vrimën të vogël me një formë të vogël të rrumbullakët ose me kapak shishesh plastike nëse nuk keni forma. I lyejmë me krem 10 format pa vrimë dhe sipër tyre vendosim format që u kemi krijuar vrimën. I spërkasim me thërrime fëstëkësh. I shërbejmë menjëherë ose brenda 30 minutash, pasi kjo lloj buke thahet menjëherë.