Butrint Imeri me këngë të re, ‘Ma Cherie’ lansohet shumë shpejt
Këngëtari Butrint Imeri shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

ShowBiz
Nëpërmjet disa postimeve nëpër rrjete sociale ai ka kohë që e ka bërë të ditur se kënga mban titullin ‘Ma Cherie’, shkruan lajmi.net
Sa u përket detajeve të tjera, datës së publikimit apo bashkëpunëtorëve Butrinti nuk ka dashur të jap detaje.
‘Xhanem’ ishte projekti i tij i fundit i cili mori mbi 30 milionë klikime në YouTube.
Sa i përket jetës private, Butrinti po deklarohet ‘single’ ndërsa në media patën dalë zëra se ka qenë në lidhje me prezantuesen nga Shqipëria Kiara Tito./Lajmi.net/