Në ditëlindjen e saj, Shkenda merr propozim për martesë e përlotur nga emocionet
Shkenda Dubova nuk është shumë aktive në muzikë.
ShowBiz
Ajo më shumë i është përkushtuar profesionit personal si dhe jetës private, shkruan lajmi.net.
Sa i përket jetës private, Shkenda ka qenë çdo herë e rezervuar duke mos dashur të zbulojë shumë në këtë drejtim.
Shkenda dje festoi ditëlindjen, meqë rast kishte organizuar një ndejë me miqtë dhe kolegët e saj të afërt.
Në këtë ndejë, Shkenda është fejuar me të dashurin që ishte në lidhje prej vitesh, kurse pamje nga fejesa e saj janë publikuar në rrjete sociale. /Lajmi.net/