Si të përgatisim kajmak në shtëpi

Kajmaku është një produkt i përdorur gjerësisht në të gjitha zonat e Shqipërisë, kryesisht në fshatra.

Lifestyle

09/04/2018 08:22

Përdoret si ingredient gatimi në shumë receta shqiptare, por shumica nga ne kemi provuar fillimisht në një copë bukë të lyer me kajmak.
Nëse lihet të fermentohet dhe kajmaku i stazhionuar ka një shije të fortë dhe ngjyrë të verdhë. Përdoret dhe për përgatitjen e piteve të ndryshme.

Përbërësit
2 litra qumësht i papasterizuar dhe i pahomogjenizuar lope ose dele
1 lugë çaji kripë
Koha e përgatitjes: 300 minuta
Sasia: 2 gota kajmak

Përgatitja
Në një enë të mesme, vëreni qumështin të ziejë. Fikeni flakën dhe lëreni të ftohet tërësisht pa e përzier. Mblidheni kremin që ka vënë sipër qumështi dhe futeni në frigorifer.
Përsëriteni procesin e zierjes dhe ftohjes disa herë, duke i hequr kremin dhe duke e futur në frigorifer. Shtojini kripë kremit të mbledhur dhe futeni në një enë hermetike në frigorifer për 2 javë.