Pasi kapi për fyti një grua, Chris Brown shoqërohet me këtë bukuroshe
Chris Brown u pa duke shijuar jetën e natës në qytet, pasi ishte fotografuar duke i vënë duart rreth fytytit një gruaje.
ShowBiz
Këngëtari 28 vjeç, u pa teksa po shoqërohej nga një femër në një klub nate në Hollywood të enjten, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Chris Brown u fotografua duke mbajtur duart tek beli i vajzës që po e shoqëronte derisa po hynin në klub.
Këto fotografi qarkulluan pas asaj ku reperi shihet teksa ia kishte vënë duart rreth qafës një gruaje, veprim për të cilin ishte arsyetuar që nuk ishte ashtu siç duket në foto.
Në vitin 2009 ai u dënua për një sulm ndaj ish-të dashurës Rihanna, ai u akuzua se kishte rrahur brutalisht këngëtaren. /Lajmi.net/