‘Shkodranja’ e ‘O sa mirë’ i hip në prehër një mashkulli

Shfaqja “Boeing, Boeing” e ka sjellë aktoren Linda Jarani në disa skena mjaft atraktive.

ShowBiz

25/03/2018 00:03

Së bashku me trupën e aktorëve të kësaj shfaqjeje, ajo dhe kolegët e saj e kanë argëtuar publikun në qytete të ndryshme shqiptare duke performuar nëpër teatro.

Linda, e cila është njëra prej protagonisteve kryesore të kësaj shfaqjeje, ka portretizuar rolin e një stjuardese tërheqëse.

Krahas saj është shfaqur edhe aktori tjetër i humorit, Gentian Zenelaj dhe dy aktorët janë shfaqur në skena të nxehta.

Disa prej tyre, aktorja i ka publikuar në rrjetet sociale, ndërsa duket shumë tërheqëse.

Linda u bë e njohur për publikun e gjerë shqiptar me rolin e saj në hit serialin komik, “O Sa Mirë”.

Në komedinë televizive, ajo ka luajtur rolin e ‘Shkodranes’ që u pëlqye shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/