NISMA në Gjilan vazhdon shtrirjen duke themeluar nëndegë të reja
NISMA Socialdemokrate në Gjilan, ka themeluar nëndegën në “Rruga e Prishtinës”. Në një postim në Facebook në faqen e NISMA Socialdemokrate në Gjilan është bërë me dije se kjo parti po vazhdon aktivitetet për shtrirjen e saj duke themeluar nëndegë të reja.
Lajme
Në themelimin e kësaj nëndege ka marrë pjesë ministrit i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani njëherësh edhe kryetar i NISMA Socialdemokrate në Gjilan dhe dy deputetët e NISMA-së në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala dhe Milaim Zeka. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Florian Kadriu.
Ja postimi i plotë:
NISMA Socialdemokrate në Gjilan po vazhdon aktivitetet për shtrirjen e saj duke themeluar nëndegë të reja. Sonte është themeluar edhe nëndega në “Rruga e Prishtinës”. NISMA Socialdemokrate vazhdimisht po rritet dhe konsolidon radhët e saj.
Në themelimin e kësaj nëndege ka marrë pjesë ministrit i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani njëherësh edhe kryetar i NISMA Socialdemokrate në Gjilan dhe dy deputetët e NISMA-së në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala dhe Milaim Zeka.
Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Florian Kadriu. Gjithashtu janë zgjedhur shtatë anëtarë të kryesisë së kësaj nëndege.
Ne këtë mbledhje janë zgjedhur edhe pesë delegatë për Këshillin e Degës