Ahmeti: 90 ditë punë për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” /Foto
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit "Adem Jashari".
Lajme
Ahmeti bënë të ditur se i gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë punë, transmeton lajmi.net.
Shkrimi i plotë:
Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”.
Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim.
I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune.