Kërkohet lirimi i aktivistëve të Vetëvendosjes

Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë dhe veprim përmes një aktiviteti para Bibliotekës Kombëtare ka kërkuar nga organet kompetente të drejtësisë që të lirohen katër aktivistët e Vetëvendosjes të dënuar me mbi 21 vite burg, për sulmin në Kuvend.

Lajme

21/02/2018 14:02

Ky aksion u mbajt një ditë para se  Gjykata e Apelit të mbajë seancën ku do të vendos për Egzon Haliti, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi pas ankesës së mbrojtjes,

Astrit Dehari, Egzon Haliti, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi u arrestuan me 29 gusht të 2016-ës.

Me 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e paraburgimit në Prizrenit vdiq aktivisti Astrit Dehari.

Ndërkaq gjykata me 17 nëntor 2017, dënoi aktivistët tjerë me gjithsej 21 vjet burg.