Në fakt… Ledri nuk ka konkurrencë
Ledri Vula tashmë e ka dhënë VULËN si reperi më i mirë shqiptar.
ShowBiz
Këtë gjë e ka dëshmuar edhe pjesëmarrja e tij në koncertin që u mbajt për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ka ndezur më shumë se 300.000 njerëz me këngët e tij, që janë shëndrruar në hite tash e sa kohë, shkruan lajmi.net
Nga koncerti janë shkrepur shumë foto e janë bërë shumë video, por, një nga fotot më të bukura e ka hedhur në Instagram menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.
Fatoni shihet bashkë me reperin Vula duke qeshur me të madhe dhe fotos ia la një shkrim “Kur tna folin per konkurenc” duke lënë të nënkuptohet se ata nuk kanë konkurrencë.
Në fakt, kjo gjë është një përshkrim realiteti, pasi Ledri me gjithë punën e tij e ka dëshmuar se është reperi më i dashur për publikun dhe tentativat e reperëve tjerë për t’iu afruar atij janë të kota./Lajmi.net/