I patë të gjitha nga koncerti i Ritës, por jo edhe këto imazhe që s’i lënë vend imagjinatës
Rita Ora është emri më i komentuar që nga dita e djeshme.
ShowBiz
Këngëtarja mbrëmë ka dhënë një performancë madhështore në sheshin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.
Përveç mesazheve që i tha në gjuhën shqipe dhe befasisë që kishte siguruar për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e që ishte kërcimi me vallen e “shotës”, vëmendjen e mori edhe veshja e saj.
E veshur kuq e zi me një kostum që vinte në pah linjat e këngëtares, Rita ka “ndezur” publikun me performancën e saj.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka postuar disa fotografi të reja në të cilat shfaqet duke u përgatitur për të dalur në skenë, e që janë tejet provokuese. /Lajmi.net/