LAJMI I FUNDIT: 6 persona plagosen në Drenas
Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe një është lënduar rëndë me mjet të fortë, sot pasdite në Drenas.
Lajme
Të njëjtit po trajtohen në QKUK. Ende nuk dihen motivet që çuan deri te kjo ngjarje.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.
“Me date 17.02.2018, rreth orës 16:30, nga qendra emergjente ne Drenas, policia ka marre informacionin se pese persona te plagosur nga arma e zjarrit dhe nje tjeter i lenduar nga mjete te forta kane kërkuar ndihmën mjekësore”, ka thënë Borovci.
Policia po punon në zbardhjen e rastit. Ky rast ndodhi në ditën kur po shënohet 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.
“Aktualisht policia eshte duke hetuar rrethanat qe kane sjelle deri tek kjo ngjarje dhe po punon per zbardhjen e motiveve te saje. Te plagosurit jane transferuar per ne QKUK – Prishtine”, tha ai. /Lajmi.net/