Granit Xhaka: Urime Kosova jonë e dashur!

Granit Xhaka ka uruar Kosovën për 10 vjetorin e pavarësisë.

Sport

17/02/2018 16:12

Kosova sot feston jubileun e parë të pavarësisë.

Shumë sportistë nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, kanë uruar Kosovën, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka.

“Gëzuar 10 vjetorin e pamvarësisë Kosova jonë e dashur, krahu i djathtë shqiponjës dykrenore të mbetur padrejtësisht jashtë kufinjve shtetëror por brenda zemrës së çdo shqiptari. Rrugë të mbarë shtetit tonë të ri. GËZUAR FESTËN E PAVARESISË???? #Xhaka #kosovë #shqipëri ?”, shkruhet në urimin e Xhakës./Lajmi.net/