Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për hetim të demarkacionit
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë iniciativë në Kuvendin e Kosovës për të formuar një komision parlamentar për hetim të Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, pas takimit që liderët shtetëror dhe ata partiak kanë zhvilluar takim me ambasadorët ndërkombëtarë, nikoqire e të cilit ishte shefja e BE-së, Apostolova.
Ky veprim i VV-së vije në ditën kur presidenti Hashim Thaçi bëri publike marrëveshjen e arritur me homologun malazez që marrëveshja e vitit 2015 për kufijët të rishikohet edhe një herë, njofton lajmi.net.
Kurti nuk ka dhënë detaje më shumë për këtë iniciativë, pasi ka thënë se me këtë është duke u marrë deputetja Albulena Haxhiu./Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Kurti e quan mashtrim aneks-marrëveshjen me Malin e Zi /VIDEO