Iniesta largohet nga Barcelona?
Andres Iniesta është duke e konsideruar mundësinë e largimit nga Camp Nou.
Sport
Andres Iniesta mund të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mediat spanjolle raportojnë se legjenda e klubit katalan është duke e konsideruar mundësinë e largimit nga Camp Nou.
Iniesta është një prej yjeve më të mëdhenj te ekipi i Barcelonës por ai ka zgjuar interesim nga Kina, përcjell “lajmi.net”.
Iniesta raportohet se mund ta bëjë një lëvizje të fundit në karrierën e tij duke u pensionuar larg futbollit evropian. /Lajmi.net/