Elvana Gjata: Mos harro kurrë rrënjët…

Dy ditë më parë, këngëtarja Elvana Gjata festoi ditëlindjen.

ShowBiz

05/02/2018 15:55

Kësaj radhe, ajo vendosi që të mbante një koncert recital në Tiranë me 100 të ftuar të përzgjedhur, shkruan lajmi.net.

Në këtë koncert, këngëtarja ka kënduar disa krijime të reja për të cilat ka punuar shumë një kohë të gjatë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka postuar një video të shkurtër me të cilën ka paralajmëruar diçka për datën 10 shkurt.

Meqenëse më poshtë ka vënë mbishkrimin “3 ep nga Elvana Gjata”, nënkuptohet se me atë datë do t’i publikojë këngët e albumit të ri. /Lajmi.net/