Neymar – Cavani, shikojeni problemin e ri te sulmuesit e PSG
Cavani nuk shikonte anash për bashkëlojatrët, veçohet rasti kur Neymar ishte i vetëm dhe mund të shënonte pas asnjë problem.

Sport
Neymar vs Cavani, nuk ka miqësi mes tyre dhe as që do të ketë ndonjëherë.
Në fitoren prej 3:0 të Paris Saint Germainit ndaj Lille, Neymar realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, por jo edhe Edinson Cavani.
Ai e kërkoi golin gjatë gjithë takimit, por pa sukses për ta realizuar atë.
Në kërkim të golit, Cavani nuk shikonte anash për bashkëlojatrët, veçohet rasti kur Neymar ishte i vetëm dhe mund të shënonte pas asnjë problem, por uruguaiani nuk ia pason – sinjal tjetër që mes tyre nuk ka miqësi dhe se kjo mund të jetë fatale për PSG-në edhe në fushë.
