Policia jep detaje për aksionin e mbrëmshëm në lokalet e natës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e mbrëmshëm në disa lokale të natës në Prishtinë, ku dyshohej për shit blerje të substancave narkotike.

Lajme

27/01/2018 15:56

Sipas komunikatës së policisë, në këtë aksion janë arrestuar tre të dyshuar si dhe janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një sasi e substancës narkotike, disa armë të ftohta (thika dhe boks hekuri).

“Mbështetur në Urdhëresës të lëshuar nga organet e drejtësisë, më 27.01.2018, rreth orës 22:00, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, si bartëse të operacionit policor, por të mbështetura edhe nga njësi tjera policore (NJSO dhe K9), ka zbatuar një  plan operativ në Prishtinë, ku ka realizuar kontroll në disa lokacione, gjegjësisht në kafe-bare dhe klube nate ku dyshohej për konsumim të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar  e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”.

“Gjatë kontrollit në disa nga lokalet, janë arrestuar tre të dyshuar si dhe janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një sasi e substancës narkotike, disa armë të ftohta (thika dhe boks hekuri)”, thuhet në komunikatë./Lajmi.net/

 

YouTube player