Në ditët e fundit të shtatzënisë, Lolita tregon barkun e rrumbullakosur

Lidhjen e tyre e kishin mbajtur larg vëmendjes së medieve deri në çastin kur u fejuan.

ShowBiz

27/01/2018 16:00

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Çaka dhe Lolita Begolli kurorëzuan dashurinë  me martesë vitin që kemi lënë pas, shkruan lajmi.net.

Nuk shkoi shumë kohë pas martesës dhe çifti bënë të ditur se ata së shpejti do të bëhen prindër, ndërsa tani Lolita është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka postuar një fotografi përmes të cilës ka treguar se si duket si shtatzëne pas 31 javësh.

“Pamja ime kur unë shoh poshtë, ku janë këmbët e mija?”, ka shkruar ne shaka Lolita sipër fotografisë. /Lajmi.net/