West Ham bën prezantimin më interesant që kemi parë deri më sot në futboll

West Ham United ka arritur marrëveshje me Interin për huazimin gjashtë mujor për mesfushorin Joao Mario.

Sport

26/01/2018 21:17

Mesfushori portugez, pjesën e dytë të sezonit do ta kalojë në Premierligë, te skuadra e West Ham.

Ajo që mori vëmendjen në njoftimin për transferimin e Joao Marios, ishte surpriza që kishte përgatitur West Ham.

Skuadra e  West Ham i ka bërë një krahasim Marios së tyre me ‘Marion’ e lojërave kompjuterike./Lajmi.net/