Nga kush u organizuan lutjet në Xhamin e Sinan Pashës, flet zëdhënësi i BIK-ut!

Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu foli rreth organizimit të “lutjes së fitores” të mërkurën në Xhamin e Sinan Pashës në Prizren.

Lajme

26/01/2018 17:12

“BIK-u nuk ka qenë pjesë e organizimit të asaj lutje në xhaminë e Sinan Pashës në Prizren. Ata kanë bërë lutjet e tyre sipas besimit dhe dëshirës së tyre për vëllezërit mysliman që i kanë në luftëra”, tha Sadriu në emisionin Fakt Plus.

Ai shtoi se pjesë e xhamisë Islame të Kosovës janë njënumë i  madh i komuniteteve të ndryshme.

Ai procesin e lutjeve në Xhamin e Sinan Pashës e cilësoi si të qetë, duke u shprehur se për siguri mori pjesë edhe Kfori turk, një numër i madh i komunitetit turk të cilët u mblodhën për të bërë  lutje për vëllezërit e tyre.