Stërvitja e veçantë e Manchester Unitedit
Manchester United sonte duke filluar nga ora 20:55, do të zhvillojë ndeshjen e vlefshme për FA Cup në udhëtim të Yeovil Town.

Sport
Yeovil Town është skuadër modeste dhe paraqitet në ligën e katërt të Anglisë, me një stadium prej nëntë mijë ulëse.
Para kësaj ndeshje, Mourinho ka zgjedhur që lojtarët e tij të stërviten në parkingun e hotelit.
Jose Mourinho për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe transferimin e fundit, Alexis Sanchez./Lajmi.net/