Konfirmohet sërish! Rita Ora performon për 10 vjetorin e pavarësisë
Ditë më parë u bë i ditur lajmi se këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora do të mbajë koncert me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

ShowBiz
Meqenëse menaxhmenti i Ritës në vendin ku publikojnë datat e koncerteve të saj nuk e kanë konfirmuar koncertin e saj në Kosovë, kishte dyshime lidhur me ardhjen e saj, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, përmes rrjetit social Twitter, Petrit Selimi ka konfirmuar edhe njëherë ardhjen e saj në Kosovë.
“Pop ylli kosovaro-britanik, Rita Ora, ka konfirmuar koncertin e madh për 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës. Njerëz, vetëm kujtoni se Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Por, sigurisht se ata kanë pasur festa të mira”, shkruan ndër të tjera Selimi në Twitter.
Kujtojmë që për ardhjen e Ritës, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i ka ofruar asaj avionin e tij privat, por ende nuk ka konfirmim nëse do të vije me atë apo jo. /Lajmi.net/