Dorëheqjet familjare nga Vetëvendosje /FOTO
Katër ditë pasi Albin Kurti mori kreun e Vetëvendosjes, kanë nisur largimet edhe më masive nga ky subjekt për shkak të pakënaqësive.
Lajme
Sot gjatë ditës përmes një konference për media lajmëruan dorëheqjen nga Vetëvendosje 40 anëtarë.
Por këto dorëhqeje u karakterizuan edhe me dorëheqje familjare nga Vetëvendosje.
Pasi u dorëheq ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, të njëjtën e bëri edhe Adea Batusha, që është mbesa e tij.
Nga Vetëvendosje u dorëheq edhe Gëzon Kastrati vëllai i kryetarit të Kamenicës, Qnedron Kastrati.
Këtyre dorëheqjeve iu bashkua edhe deputetja Donika Kadaj me të birin e saj, Dardan Kadaj, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se mbrëmë në një intervistë, ish sekretari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, hodhi akuza të forta në drejtim të Albin Kurtit, duke thënë se është i rrezikshëm për Kosovën.
Çarjet në këtë parti kishin nisur para 15 muajve, por tek mas zgjedhjeve nacionale dolën në pah, pasi u publikua një mesazh ku deputetja e VV-së, Aida Dëeguri i referohet Albin Kurtit me gjuhë fyese. Më pas nisën dorëheqjet, që nuk kanë mbaruar ende. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Tronditëse, anëtarja e Kryesisë thotë se ka pasur ngacmime seksuale në Vetëvendosje