Probleme me mushkritë, Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital

Aktorja e madhe e skenës shqiptare Tinka Kurti mësohet të jetë shtruar me urgjencë në spital pasi është ekzaminuar me probleme në mushkri.

ShowBiz

24/01/2018 14:37

Ajo po merr ndihmën mjekësore dhe është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve. Burimet  raportojnë se Aktorja Tinka Kurti po kurohet për një infeksion pulmonar në Spitalin Amerikan 3, i cili ka garantuar për aktoren kurim cilësor dhe pa pagesë.

Aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” por shëndeti I saj nuk e ka lejuar të ngjitet në skenë.