Dua Lipa me tri nominime në ‘NME Awards’

Definitivisht sukseset për të nuk kanë të dalur.

ShowBiz

17/01/2018 22:30

Këngëtarja Dua Lipa është nominuar në një tjetër event prestigjioz në Britani të Madhe, shkruan lajmi.net

Fjala është për ‘NME Awards’ ku Dua u kategorizua në ‘Artistja më e mirë britaneze solistike’, ‘Kënga më e mirë’ dhe ‘Videoja më e mirë’.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku bëri thirrje fansave të saj që ta votojnë.

Kujtojmë që Dua së fundmi është nominuar edhe në ‘Brit Awards’ në pesë kategori./Lajmi.net/

Duan mund ta votoni në http://www.nme.com/awards