Kombet e Bashkuara pajtohen për rritje të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, SHBA paralajmëron opsionin ushtarak

Retorika e ashpër midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut po vazhdon, derisa në Kombet e Bashkuara është diskutuar për këtë çështje dhe janë marrur disa vendime.

Bota

17/01/2018 21:26

Njëzet vende ranë dakord të martën për të shqyrtuar sanksione më të ashpra për të shtypur Korenë e Veriut për të hequr dorë nga armët e saj bërthamore dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Rex Tillerson paralajmëroi Phenianin se mund të shkaktojë një reagim ushtarak nëse asgjë nuk zgjidhet me negociata, transmeton lajmi.net

Korea e Veriut e Kim Jong Un-it ka refuzuar të heqë dorë nga zhvillimi i raketave bërthamore të afta për ta goditur SHBA-në, pavarësisht nga sanksionet gjithnjë e më të ashpra të Kombeve të Bashkuara, duke ngritur frikë për një luftë të re në gadishullin Korean.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja mbajtën takimin e përditshëm në Vancuver për të diskutuar dhe shqyrtuar mënyrat që ta rrisin presionin mbi Kim Jong Un-in.

Zyrtarët e SHBA-ve gjithashtu kanë raportuar pas një debati brenda administratës së presidentit Trump, nëse ata duhet t’i kushtojnë vëmendje alternativave ushtarake, duke e parë kërcënimin e Koresë duke u rritur.

“Ne të gjithë duhet të jemi shumë të matur dhe të qartë për situatën aktuale…Ne duhet të pranojmë se kërcënimi po rritet dhe nëse Koreja e Veriut nuk ka zgjedhur rrugën e angazhimit, diskutimit, negocimit, atëherë ata vetë do të shkakojnë opsionin ushtarak,” tha Tillerson.

“Qasja jonë është që Koreja e Veriut të zgjedhë hapin korrekt dhe t’i respektojë bisedimet që janë opsioni më i mirë, por nëse ata kërkojnë mënyrat ushtarake të zgjidhjeve për problemet, atëherë kjo nuk do të jetë një gjë e mirë për ta”.

“Është koha për të folur, por duhet ata të marrin hapin për të thënë se duan të flasin”.

Takimi i Vankuverit u zotua të sigurojë që sanksionet e OKB-së tashmë janë vendosur plotësisht dhe pjesëmarrësit thanë në një deklaratë të përbashkët se ata ranë dakord “të marrin në konsideratë dhe të marrin masa për të imponuar sanksione të njëanshme dhe veprime të mëtejshme diplomatike që shkojnë përtej atyre që kërkohen nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por nuk dhanë detaje të tjera, transmeton lajmi.net

Tillerson tha se të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të përmirësuar ndalimin e anijeve që përpiqen të anashkalojnë sanksionet sanksionet dhe tha se duhet të ketë “pasoja të reja” për Korenë e Veriut, saherë që ndodh agresion i ri”.

Ai tha se takimi kishte rënë dakord që Kina dhe Rusia të cilat nuk morën pjesë në bisedimet e Vankuverit dhe i kritikuan ashpër, duhet të zbatojnë plotësisht sanskionet e Kombeve të Bashkuara.

Duke folur në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang tha se Kanadaja dhe SHBA-të po demonstronin një “mentalitet të Luftës së Ftohtë”, që do të ndante bashkësinë ndërkombëtare dhe do të dëmtonte shanset për një zgjidhje të përshtatshme në gadishull.

“Vetëm përmes dialogut, duke trajtuar në mënyrë të barabartë shqetësimet e arsyeshme të të gjitha palëve, mund të gjendet një mënyrë për një zgjidhje efektive dhe paqësore”, shtoi Lu.

Ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono, duke komentuar bisedimet e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut, tha se bota nuk duhet të jetë naive për “ofensivën e hirit” të Koresë Veriore dhe nuk është koha për të lehtësuar presionin ose për ta shpërblyer Korenë e Veriut, por që se fakti se kjo e fundit po angazhohet në dialog mund të interpretohet si provë që sanksionet po funksionojnë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit në Amerikë tha se sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, i njoftoi të hënën pjesëmarrësit e Vancuverit gjatë darkës duke theksuar se SHBA është për zgjidhje diplomatike, por në tavolinë ka edhe opsionin ushtarak./Lajmi.net/