Komenti që i zbuloi Noizyt duetin e radhës
Reperi Noizy është njëri nga artistët më të suksesshëm shqiptar.
ShowBiz
Ai njëherësh është edhe lider i labelit “OTR”, ndërsa projekti i tij i fundit është “Bora”, këngë kjo e publikuar tri javë më parë, shkruan lajmi.net.
Ka kohë që Noizy e ka paralajmëruar këngën “Gjuha e Kampionit”, për të cilën thotë se për shkak të një basti që e ka humbur me Blerim Destanin, ky i fundit e ka në dorë datën e publikimit.
Por, një koment që i bëri reperi me prejardhje shqiptare, Azet, zbulon se dyshja shumë shpejt do të vijnë në bashkëpunim.
“Qa thu ti? A ta njerrim kengen e rradhes qe e kemi bashk bro”, është komenti i Azetit lënë tek reperi. /Lajmi.net/