Argjentina Ramosaj mahnit me këtë paraqitje

Këngëtarja Argjentina Ramosaj është emër shumë i pëlqyer në publik.

ShowBiz

26/12/2017 10:01

Ajo nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore, por atë që e publikon pëlqehet shumë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja është rikthyer me një projekt në gjuhën angleze me titull “Hush”, këngë kjo të cilën e solli vetëm në versionin audio.

Në disa imazhe ka postuar në rrjete sociale, Argjentina shfaqet në top-formë dhe linjat trupore të saj janë ato për të cilat mori më së shumti komente.

Kujtojmë që projekti “Si shiu” e publikuar tre vite më parë është njëra ndër projektet më të suksesshme të Argjentinës. /Lajmi.net/