8 lojtarë me një “tripletë” të veçantë

Ata vijnë nga epoka të ndryshme, të gjithë me stilin e tyre të veçantë të lojës, por kanë një gjë të përbashkët: janë pjesë e një grupi tepër ekskluziv futbollistësh.

Sport

22/12/2017 21:07

Janë vetëm 8 lojtarët që mund të mburren se kanë realizuar një “tripletë” trofeshë të jashtëzakonshme, pasi kanë fituar Kupën e Botës, Kupën/Ligën e Kampioneve si dhe Topin e Artë.

Në listë dominon prania e tre brazilianëve, ndjekur nga dy gjermanë dhe një francez, italian dhe anglez.

Cilët janë ata? Shikoni galerinë për t’i njohur të gjithë.

Paolo Rossi: Kupa e Botës 1982, Kupa / Liga e Kampioneve 1984–85, Topi Artë 1982

Bobby Charlton: Kupa e Botës 1966, Kupa / Liga e Kampioneve 1967-68, Topi i Artë 1966

Kaka: Kupa e Botës 2002, Kupa / Liga e Kampioneve 2006-07, Topi i Artë 2007

Rivaldo: Kupa e Botës 2002, Kupa / Liga e Kampioneve 2002-03, Topi i Artë 1999

Franz Beckenbauer: Kupa e Botës 1974, Kupa / Liga e Kampionëve 1973–74, 1974–75, 1975–76, Topi i Artë 1972, 1976

Gerd Muller: Kupa e Botës 1974, Kupa / Liga e Kampionëve 1973–74, 1974–75, 1975–76, Topi i Artë 1970

Zinedine Zidane: Kupa e Botës 1998, Kupa / Liga e Kampionëve 2001-02, Topi i Artë 1998

Ronaldinho: Kupa e Botës 2002, Kupa / Liga e Kampionëve 2005–06, Topi i Artë 2005