Sulm ajror në Idlib, të paktën 17 civilë të vdekur
"Në një sulm ajror të kryer në orët e mbrëmjes në fshatin Maarshurin të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 17 civilë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë"

Bota
Sipas vlerësimeve të para në sulmin ajror të kryer në një fshat të qytetit Idlib të Sirisë, që gjendet në mesin e zonave jokonfliktuale kanë humbur jetën të paktën 17 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për AA tha se, “Në një sulm ajror të kryer në orët e mbrëmjes në fshatin Maar Shurin të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 17 civilë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë. Sipas informacioneve të cilat i kemi marrë nga observatori ajror, sulmin e kanë kryer avionët luftarak rusë të nisur nga baza Humejmim në Latakia”.
Më tej, duke theksuar se në sulmin ajror i cili shënjestër ka pasur vendbanimin, tha se mes të vdekurve gjenden gra dhe fëmijë, ndërsa të plagosurit janë transferuar në qendrat e shëndetësisë në rajon.
Punimet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar, ndërsa ka shqetësim që numri i të vdekurve mund të rritet.
Idlibi në përputhje me marrëveshjen të arritur mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ishte shpallur si rajon jokonfliktual.