“Ciao” Milan, Bonucci te një prej klubeve më të mëdha në botë

Leonardo Bonucci mund të largohet nga klubi pas vetëm një stinori me "Rossonerët".

Merkato

20/12/2017 09:39

Milan është në krizë financiare dhe mund të detyrohet të shesë ndonjë prej futbollistëve kryesorë të ekipit.

Mediat italiane raportojnë se ai që mund të zgjojë interesim të madh në treg është kapiteni Leonardo Bonucci.

Reprezentuesi italian erdhi në San Siro si përforcim i madh i verës nga Juventus.

Por, ai mund të largohet nga klubi pas vetëm një stinori me “Rossonerët”, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona dhe Manchester City janë në treg për një qendërmbrojtës të ri.

Dhe, emri i Bonuccit është objektiv i tyre edhe pse italiani ka festuar ditëlindjen e 30-të, prapë mbetet një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin e tij. /Lajmi.net/