Haradinaj kërkon nga menaxhmenti i KEK-ut seriozitet në punë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka postuar disa fotografi në Facebook duke treguar se ka qenë sot heret për vizit në KEK.

Lajme
Haradinaj ka shkruar në Facebook se ka kërkuar seriozitet në punë nga menaxhmenti i KEK-ut.
“Sapo u ktheva nga një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku u informova rreth situatës në prodhimin e energjisë elektrike. Menaxhmentit të KEK-ut u kam dhënë udhëzime dhe kërkova që të ketë seriozitet në punë, në mënyrë që të sigurohet stabilitet energjetik në vend, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Sot, poashtu, po e hapim kapitullin e “Kosovës së Re”, që garanton qëndrueshmëri të përherhshme energjetike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Lajmi.net/