Thaçi dhe Haradinaj nesër takohen tri herë ndërmjet vete!
Në agjendën e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për nesër parashihen tri takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Lajme
I pari do të ndodh në orën 11:00, ku presidenti Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Takimi i dytë Thaçi-Haradinaj do të zhvillohet në orën 12:00, ku presidenti Thaçi pret kryeministrin Haradinaj, i cili do e dorëzojë raportin e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, takimi i tretë president-kryeministër do të zhvillohet në orën 16:00, ku presidenti Thaçi do të marrë pjesë në pritjen e fundvitit të kryeministrit Haradinaj. /Lajmi.net/