Putin: Zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet me dialog
President i Rusisë, Vladimir Putin sot ka pasur një takim me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme
Në një konferencë të përbashkët për media, ai tha se biseda ishte shumë konstruktive, dhe u diskutuan shumë tema.
Në mesin e shumë çështjeve që u diskutuan, Putin foli edhe për raportin e Serbisë me Kosovën, duke theksuar se problemet ndërmjet dy vendeve duhet të zgjidhen me dialog dhe mjete politike, transmeton lajmi.net.
Siç tha presidenti rus, Rusia do ta mbështesë çdo vendim të Serbisë që bëhet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se dialogu duhet të jetë zgjidhje.
Sipas Putinit, kjo duhet të zgjidhet me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në këtë takim u theksuan edhe raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë. /Lajmi.net/