I ‘shpërblen’ me foto komplet nudo 6 milionë ndjekësit në Instagram

Pasi ka arritur numrin prej 6 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram, manekinia e super-seksi Demi Rose në shenjë falënderimi, ka publikuar një foto ku shihet plotësisht e zhveshur.

ShowBiz

19/12/2017 15:42

Bukuroshja amerikane dhe ish e dashura e reperit Tyga, famën e ka arritur në Instagram, ku ndiqet nga një numër i madh i fansave. Dhe në momentin që numri i adhuruesve ka arritur në 6 milionë, zeshkania atraktive ka postuar një foto shumë provokuese transmeton zëri.

Manekinia 22-vjeçare ka pozuar e shtrirë në shtrat dhe atë plotësisht e zhveshur, duke veshur vetëm një palë çizme Iv Saint Loren. Demi me duar ka mbuluar gjinjtë e saj të bujshëm, derisa në pasqyrë, e cila ishte e vendosur prapa krevatit, në plan të parë ishin vithet e saj seksi.

“Gjashtë milionë ndjekës! Ju falënderoj për tërë dashurinë, unë e vlerësoj këtë”, ka shkruar Rose nën foton e publikuar. Përndryshe, bukuroshja njihet për publikimin e fotove provokuese e veshur me rroba të cilat shumë pak e mbulojnë trupin e saj seksi, ndërsa me mënyrën se si pozon, ajo padyshim se e ngacmon imagjinatën jo vetëm të meshkujve, por edhe të femrave.

Ajo vetë e ka pranuar se me qëllim zhvishet dhe pozon në mënyrë provokuese, pasi e pëlqen ta ketë vëmendjen e të gjithëve.