Momenti kur talenti shqiptar i siguron fitoren skuadrës së tij kundër Panathinaikosit

Fiorin Durmishaj, ka qenë protagonist ditën e sotme, në fitoren e madhe në transfertë që ekipi i tij, Panionios mori ndaj Panathinaikosit.

Sport

03/12/2017 23:21

Sulmuesi i Kombëtares shpresa të Shqipërisë, shënoi golin e vetëm të takimit, në minutën e 73-të, gol që i dha 3 pikë të arta grekëve në luftën që kanë këtë sezon për të arritur një vend në Europa Ligë.

Ai u fut në lojë në minutën e 61-të, ndërsa disa minuta më pas, mori një top pas një mosmarrëveshjeje të lojtarëve në Panathinaikosit, dhe shkoi i sigurt drejt portës për të shënuar një gol me shumë vlera.