Shqiptari nga Hasi nën hetim, tentoi të martonte me zor 17 vjeçaren
Duket se tentativa për të martuar një 17 vjecare pa dëshirën e saj në Gjakovë, i ka kushtur shtrenjtë një 55 vjecari nga Hasi.

Lajme
Ai po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se donte ta martonte vajzën nga Kruma, kundrejt pagesës.
Lajmi konfirmohet nga drejtoria vendore e Policisë Kukës, seksioni për trafikun e paligjshëm.
“Më datë 02.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin K.B., vjeç 55 banues në fshatin Peraj, Has, pasi dyshohet se me datë 17.10.2017, ka tentuar të martojë në Gjakovë, Kosovë, kundrejt pagesës, pa dëshirën e saj, shtetasen me iniciale A. J, vjeç 17, banuese në Krumë, Has. Nenet 128/b e 22 të Kodit Penal.”