Shqipëria nën ujë: Pamje të përmbytjeve nga droni (Video)
Mijëra hektarë tokë nën ujë, mijëra shtëpi të përmbytura, mijëra forca në terren për t’i bërë ballë situatës dhe një pamje apokaliptike mes Fierit e Vlorës.
Lajme
03/12/2017 17:10
Asgjë më shumë sesa pamjet nuk mund ta përshkruajnë këtë situatë, ku vija e horizontit është zhdukur, duke bashkuar qiellin me sipërfaqet e pamata me ujë.
Për të kuptuar si duhet përmasat e kësaj përmbytje, shikoni videon e bërë me dron nga Elis Kruja. /TCH/