Kompletohen grupet për Kupën e Botës, Zvicër – Serbi merr vëmendjen e shqiptarëve
Është tërhequr shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Sport
Shorti i hedhur në Moskë nga legjendat e futbollit, ka sjellë përballje shumë interesante në tetë grupet.
Ky botëror nis me përballjen Rusi – Arabia Saudite në qershor të vitit 2018.
Ndeshje interesante për shqiptarët është ajo e grupit E, mes Zvicrës dhe Serbisë. Pjesë e këtij grupi janë edhe Brazili dhe Kosta Rika.
Grupet për Kupën e Botës:
Grupi A: Rusia, Uruguai, Egjipti, Arabia Saudite.
Grupi B: Portugalia, Spanja, Irani, Maroku.
Grupi C: Franca, Peruja, Danimarka, Australia.
Grupi D: Argjentina, Kroacia, Islanda, Nigeria.
Grupi E: Brazili, Zvicra, Kosta Rika, Serbia.
Grupi F: Gjermania, Meksika, Suedia, Republika e Koresë.
Grupi G: Belgjika, Anglia, Tunizia, Panama.
Grupi H: Polonia, Kolombia, Senegali, Japonia.
/Lajmi.net/