Juventus me mungesë të madhe në derbin që mund të vendosë kampionin në Serie A
Juventusi nesër (e premte) nga ora 20:45, zhvillon ndeshjen më të madhe të këtij sezoni.
Sport
Kampionët e Serie A do të jenë mysafir të liderëve të Napolit, për ndeshjen kryesore të pjesës së parë të futbollit në kampionatin italian.
Në këtë derbi, trajneri Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë në sulmuesin Mario Mandzukic, i cili ka probleme në këmbën e majtë.
I dyshimtë për këtë sfidë, është edhe sulmuesi Gonzalo Higuain, i cili edhe pse është grumbulluar në këtë sfidë, nuk e ka të sigurt paraqitjen.
Nëse nuk paraqitet edhe Higuian ndaj Napolit, në qendër të sulmit do të luaj argjentinasi Dybala./Lajmi.net/