“Marca” zbulon dy përforcimet e reja të Real Madridit

"Marca" shkruan se "Los Blancos" kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sport

30/11/2017 09:15

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka identifikuar dy përforcime të reja për skuadrën e tij.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Por, së bashku me të, Real Madrid kërkon edhe yllin e Leipzigut, Timo Werner, përcjell “lajmi.net”.

Zidane pret përforcime në janar për të luftuar për të gjithë titujt në vazhdim të këtij stinori. /Lajmi.net/