Vulin: Haradinaj po e bën të pamundur që të mos e zbatojë marrëveshjen e Brukselit
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk dëshiron të pajtohet me marrëveshjen e Brukselit dhe synon të negociojë çështje që nuk mund të negociohen.
Lajme
“Marrëveshja e Brukselit është më shumë se e qartë. Ajo është nënshkruar shumë saktë dhe tregon se duhet themeluar Asociacioni i Komunave serbe. Haradinaj është i vetëdijshëm se marrëveshja e Brukselit nuk është duke punuar në favor të pavarësisë së Kosovës dhe po tenton të bëj gjithçka që mundet që kjo marrëveshje të mos zbatohet”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.
Duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës ai ka thënë se kjo do të ishte një kërcënim serioz për gjithë rajonin.
“Nuk ka Ushtri të Kosovës, por vetëm KFOR”, është shprehur Vulin./Lajmi.net/