Babai i Neymarit ka një lajm të madh për Real Madridin

Babai i tij ka pranuar se mund të ndodh një lëvizje e tillë pas këtij sezoni.

Sport

29/11/2017 10:01

Babai i Neymarit nuk e ka përjashtuar transferimin e sulmuesit në Real Madrid.

Ylli i Paris Saint-Germain ka filluar të shfaqet si objektiv i madh i “Los Blancos” për vitin 2018.

Babai i tij ka pranuar se mund të ndodh një lëvizje e tillë pas këtij sezoni.

“Gjërat ndryshojnë shumë. Sot nuk ekziston një mendim por nuk mund ta parashikojmë të ardhmen”, deklaroi Neymar Sr, përcjell “lajmi.net”.

“Ai ka kontratë me PSG-në dhe tani për tani nuk mund të flasim për largimin e tij nga klubi. Është çështje e komplikuar të bisedojmë për gjëra të tilla”, u shpreh ai. /Lajmi.net/