Rakitic: Largimi i këtij futbollisti i ndihmoi Barcelonës
.
Sport
Ivan Rakitic tha se Barcelona mori një gjë pozitive nga largimi i sulmuesit Neymar.
Ylli brazilian braktisi gjigantin katalan gjatë verës duke nënshkruar me Paris Saint-Germain.
Por, mesfushori kroat beson se skuadra u bë më e bashkuar pas largimit të brazilianit.
“Largimi i Neymarit ka ndihmuar Barcelonën të jetë më e bashkuar”, u shpreh Rakitic për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.
“Tani duam të luftojmë për të gjithë titujt. Jemi duke arritur rezultate të mira por mund të përmirësohemi edhe më shumë”, theksoi ai. /Lajmi.net/