Majk harron Majlindën, kapet mat me të dashurën e re?

Shpresat për rikthim marrin fund! Majk dhe Majlinda janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit.

ShowBiz

29/11/2017 08:08

Pas lindjes së djalit të tyre, u mendua se çifti do riktheheshin bashkë, madje u fotografuan disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por mesa duket takimet e tyre kanë qenë për hir të Roanit.

Pak javë më parë në një intervistë për “Prive”, Majk la të kuptohej se ka nisur një lidhje të re, por gjërat janë vërtetuar sot.

“Prive” ka fotografuar reperin me një vajzë të cilës i ka hedhur dorën në qafë teksa shëtisnin në Selanik, aty ku Majk ka festuar dje ditëlindjen.

Identiteti i kësaj vajze nuk bëhet i ditur, megjithatë Majk siç dihet preferon të dalë më shumë me vajzat jo të famshme, kështu që me siguri edhe kjo vajzë nuk bën pjesë në showbizin shqiptar, ndonëse me t’ju mësuar identeti do të bëhet shumë shpejt, ashtu si Majlinda.