Interi rrëmben kreun në Serie A

Interi ka rrëmbyer kreun në Serie A.

Sport

25/11/2017 22:40

Me fitoren 1:3 në udhëtim te Cagliari në kuadër të xhiros së 14-të, skuadra neroazure është pozicionuar në vendin e parë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Napoli.

Interi arriti të merr pikë të plota në udhëtim te Cagliari, me dy gola të shënuara nga sulmuesi Icardi dhe një gol të shënuar nga reprezentuesi kroat, Brozovic.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Pavoletti.

Me këtë fitore, Interi numëron 36 pikë, një më shumë se Napoli./Lajmi.net/