Deda: Njohja e Kosovës nga Madagaskari, goditje e fortë për Serbinë

Deputeti në kuvendin e Kosovës, nga Alternative e ka konsideruar si shumë të rëndësishme njohjen e re të pavarësisë së Kosovës nga Madagaskarit.

Lajme

25/11/2017 22:12

Sipas tij, njohja nga ky vend është me rëndësi për shkak të propagandës së ministrit serb, Ivica Daçiq.

Shkrimi i plotë i Dedës në Facebook:

Njohja e shtetit tonë nga Madagaskari është shumë e rëndësishme edhe në diskreditimin e propagandës së Daçiqit, dhe është goditje e fortë strategjisë së Qeverisë së Serbisë për sfidimin e pavarësisë së Kosovës.