Dodik: Liderët myslimanë të Bosnjës s`kanë përkrahje për njohjen e Kosovës
Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka thënë mbrëmë se çështja e njohjes së Kosovës si shtet tashmë ka qenë në rend të ditës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Lajme
Sipas tij, kjo është një gjë të cilën liderët politikë myslimanë të Bosnjës e duan, por nuk e kanë pëlqimin e Republikës Serbe.
Dodik mendon se motivimi i Izetbegoviq që ta dëshirojë njohjen e Kosovës është frustrim.
Këto deklarata ai i bëri në Radio Televizionin e Serbisë duke shtuar se “Bakiri është Sarajevë”, transmeton Klan Kosova.